Official Gili web site

Disa fjale per Ilir Beranin

photo

Deshirat behen realitet

 

Djaloshi i talentuar per muzike dhe plot enderra te behej doktor, ia ariti ketij qellimi u be doktor, por i llojit tjeter- sherues i shpirterave sepse fale talentit per muzike, te cilin gjate disa dekadave e deshmon permes kengeve, teksteve dhe melodive qe i krijon, ato shpejte behen hite, madje mbesin hite dhe melodi te pavdekshme.
Atyre qe paraqiten ne skene ua ofron mundesine qe me hyrjen ne boten e estrades te korrin sukses te garantuar, ndersa atyre profesionist u mundeson qe ne opusin e tyre krijues te shtohet edhe njee kenge e bukur duke ua siguruar afatin me te gjate te degjueshmerise.
Qysh nga koha e Trio Rones, publiku i gjere dhe gjenerata te shumta e dinin kush eshte Ilir Berani, por per ata qe ndoshta nuk jane aq shume te informuar, Iliri lindi me 18 nentor te vitit 1966 ne Skenderaj. Si djalosh i dalluar, e nxenes dhe student i shkelqyeshem, gjithmone me perkrahjen e Gilit, u detyrua qe te shkoje ne Sarajeve per te mbaruar fakultetin e mjekesise . Fatkeqesisht, ne Bosne krisi lufta , prandaj nga Sarajeva me shume veshtiresi u kthye ne Prishtine se bashku me bashkeshorten Gilin dhe djalin Robertin.
Nga ajo kohe teresisht iu perkushtua karieres solistike te Gilit duke krijuar hite qe edhe sot degjohen dhe kerkohen. Per nje kohe te shkurter u be nder kantautoret me te famshem ne boten e yjeve te estrades, sepse nje gje ishte e sigurte dhe te gjithe e dijne: pa Ilirin nuk ka hit !
Gjithmone shkon perpara si dhe vazhdimisht krijon dicka te mire, kualitative dhe muzikore ! Lista e hiteve qe krijoi eshte shume e gjate si dhe emrat me te cilet bashkepunoi jane te shumte. Deshira e tij ishte dhe eshte qe te leje gjurme ne muzike !

Text by : HerDali (2014)