Official Gili web site

Biografia

Kengtarja e cila I edukoi disa gjenerata fale arsimit e kenges, ajo qe len gjurme fale hiteve te paharruara duke pasur nje nder karrierat me te suksesshme ne Ballkan gjithsesi eshte GILI. Qe nga viti 1985 kur u paraqit ne skene, fitoi simpati nga publiku, kurse dashuria ndaj saj u rrit prej viti ne vit.
Talenti, origjinaliteti, deshira dhe profesionalizmi jane vyrtytet qe I posedon ajo, andaj suksesi nuk mungoi.
Kengetareve te reja u mbetet shembull dhe nje idhull , si dikur kur ne kengen e saj, vajzat e vogla kendonin vargjet Kemi deshire kur te rritemi te kendojm si Gili.
Gili konsiderohet si kengetarja e pare multimediale, e cila me kenge publikut dhe skenes i dhuroi diqka me shume ne menyre skenike-artistike, duke mbetur edhe sot Trendsetter.
Gili lindi me 21 maj 1966 ne Prishtine. Kaloi nje femijeri te bukur e te paharruar. Nga shtepia e femijerise, nje nder karakteristikat kryesore qe morri eshte edukata e mire nga familja e ndershme dhe dinjitoze. Zerin e bukur, dhe deshiren qe te merej me muzike, se pari e tregoi duke kenduar ne korin e qytetit e me vone edhe ne bankat shkollore ku njoftohet me Ilir Beranin, djaloshin I cili po ashtu bukur kendonte. Nuk kaloi shume kohe, Iliri dhe Gili filluan te shoqerohen, si shoke te bankes rrinin bashke ku vizatonin dy zemra, me kalimin e kohes dashuria lindi mes tyre dhe u be si nje perralle.
Publiku I gjere njihet me Gilin fale kengeve dhe paraqitjeve ne grupin Trio Rona. Une pa ty ishte kenga e pare e tyre , me paraqitje ne festivalin Akordet e Kosoves, ku grupi kendoi live me orkestrin simfonik. U paraqiten ne shume manifestime, koncerte, festivale. Ne shume nga to morren qmime per kenge, prezentim, grup te vitit, etj Hitet qe mbahen ne mend nga grupi Trio Rona, jane : Stuhia, Llorellaj, Fjollat, Kumbonat etj. Kenga Fjollat mori pjese edhe ne finale te kenges per evrovizion Jugovizija qe u mbajt ne Novi Sad.
Gili dhe Iliri me vone, u perkushtuan jetes private. U martuan, pas nje kohe te shkurte lindi djali I pare I tyre, Roberti me te cilin shkojne ne Sarajeve, ku Iliri studionte ne fakultetin e mjekesise, fatkeqesisht ne Bosne krisi lufta dhe nga qyteti i rrethuar fatmiresisht shpetuan.
Kthimi ne Prishtine, perkushtimi I jetes private e me vone qe te dy u kthyen edhe muzikes. Viti 1993 solli risi, Gili me nje stil te ri muzikor vazhdoi te krijoje ne Kosove, kariera solistike fillon, se bashku me Ilirin I cili u perkushtua per muzike, tekstet e albumit te pare dhe karieren e bashkeshortes se tij, Gilit !
Nga Trio Rona, mbeten kujtimet e bukura, por edhe emri i ketij kult grupi iu dha valltareve te Gilit.
Gili si vokaliste solli risi ne skene, kenget nga albumi I pare I edituar nga produksioni Labia, qe ishin me tinguj mes te modernes e kombetares fituan nje baze te re, te cilat se pari ajo I shfaqi ne skene, duke kenduar, vallezuar dhe argetuar. Albumi I pare sjell sukses per Gilin, fale zerit te bukur dhe punes profesioniste u tregua e sukseshme edhe ne zhanrin e ri muzikor, ndersa hitet Djali nga Kosova, Osman, E di, e di, Sevdaja, Krushqit u pelqyen shume qe deshmon edhe numri I publikut ne koncertet solistike.
Albumet e Gilit si Lule manafera(1994), Fol shqip(1996) , Studenti(1998), Le te puthen(1999) e sjellin ne pozite te pare ne estrade. E pelqyer dhe e dashur nga publiku, Gili vazhdoi te krijoje muzike, kenge te bukura, nga secili album pothuajse ishin nga 5 mega hite. Te gjitha I beri e para, pos stilit muzikor u dallua edhe me stilin vizual, ne cdo album prezentonte ndonje risi. Eshte e para e cila xhiroi klipe jashte Kosoves, p.sh. plazhet e bukura te Ulqinit ishin ideale per vizuelizimin e kengeve te saj. Mori pjese ne shume koncerte, festivale, revy mode, mbremje rinore e humanitare.
Per shume gjenerata mbahet ne mend edhe puna e saj me femije, perkatesisht kur askush ne Kosove nuk mirrej me kenge per femije e angazhimin rreth tyre, Gili vendosi ta beje kete duke iu kushtuar femijeve te Prishtines, prap se prap e para ishte edhe si nje kengetare e cila udheheqi festivalin per femije Show fest, I cili mbahej ne Prishtine, per cdo vit me radhe. Kjo ndikoi qe Gilin ta dojne femijet dhe afersia me ta te shihet edhe ne kenge te saja, te cilat I pergatiste enkas per femije, e nje nder me te degjuarat ishte ideja e Ilir Beranit ku Gili ne kenge ishte nje barbi kukull, por e kesaj ane, Kosovare !
Lirisht mund te thuhet se Gili eshte rekordere sa I perket edhe dueteve se me shume emra te njohur beri nga nje duet , si p.sh : Sinan Vllasaliun,(me te cilin beri dy duete) po ashtu edhe me Enis Potokun dhe Beken, nga nje me Shkurte Fejzen, Koronen, Afrim Muqiqin, Danin, Milaimin e shume te tjere por dueti me simpatik eshte ku Gili kendon me djalin e vogel Robertin trevjecar.
N albume te Gilit, edhe pse kendonte kenge qe me shume I hyjne ne zhanrin popullor e follk, ajo vazhdimisht flertonte me cdo lloj te muzikes, ndonjehere na perkujton ne kohen dhe tingujt e dikurshme te trio Rones.
Gili, me kenge-hite mori pjese per 6 here ne festivalin ne Shqiperi, gje qe e ben perseri rekordere ne kete lemi. Dueti me humoristin Qumilin po ashtu sjell nje risi ne skene, dhe gezim te madh per dashamiresit e kenges se Gilit. Dueti me Ardit Stafaj Ditet e fundit solli qmime, si dhe kritike te mire, sepse Gili u mundua me kete kenge te beje qmos per ndaljen e dukurise se droges tek ne, keshtu qe edhe klipi edhe kenga ishin ideal si promovim I fushates kunder droges. Me shume ngjyra, stile , por pa rene kualiteti dhe serioziteti ne pune te Gili, gjithnje terheq vemendjen dhe definitivisht le gjurme ne skenen tone.
Gjithsej 13 albume solistike, e shume singlla, klipe, qmime, hite siq jane : Prishtina, Shigjeta e amorit, Pagjumesia, Zemer-zemer, Takatlushja, Prap se prap, Me kast, Xixellonja, Lule manafera, Fol shqip, Viza C, Djali nga Kosova, Aktore e perkryer, Barbi Kukulla, Rok me ciftelia, Ding dong, Ditet e fundit, Studenti, Duart larte e shum t tjera deri te m t rejat Dasma me familje, Ka dicka ka, Gurbeti, Nuse mori nuse, Kur u ndam, Shpejt festove, U plakem etj.
Krijimtaria e saj para luftes ne Kosove, dhe ajo pas nuk dallon shume, ne cdo kohe solli risi, u perkushtua te kendon per aktualitetet dhe dukurite qe ndodhnin ne shoqerine tone. Lufta dhe vuajtjet e popullit u reflektuan ne albumin e vitit 1999 (Le te puthen), ku gati cdo kenge kishte per teme ndodhite ne Kosove. Totalisht apolitike, e perkushtuar vetem ne pune, ne skene, ne krijim artistik e muzikor, si nje trendsetter me origjinalitet ku ne cdo album nxjerr shume hite, publikun te cilin e do dhe e duajne, vazhdon te krijon ne muzike dhe te mbetet e denj stilit emrit edhe karrieres se saj.
E dashur nga me te dashurit e saj, bashkeshortit Ilir Berani, dy femijet Roberti dhe Redoni , si dhe nga ata qe bashkeudhetojne me Gilin gjate gjithe kesaj kohe, publikut te saj me karriere te paster, angazhimet ne kenge te mire vazhdojne.

Biografia by HerDali 2014